Një aksident tragjik është regjistruar pak orë më parë në rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur dy të rinjtë Egila Celami, 29 vjeç dhe Marsel Tefa, 35 vjeç, nga Burreli. Mësohet se viktimat nuk kanë arritur ti përballojnë plagët e marra dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend.
Ndërkaq bëhet me dije se drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ