Elbasan/ Prangoset roja, nuk konstatoi vjedhjen e telekamerave

Një 48-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërdoroi detyrën, duke mos konstatuar vjedhjen e kamerave të sigurisë të subjektit ku punonte si roje.

 

Njoftimi i policisë:

 

Vihet në pranga punonjësi i sigurisë në një subjekt privat, pasi dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sigurie në një firmë private, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit.

 

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *