Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku janë plagosur 6 persona.Aksidenti ka mdodhur në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.
Policia njofton se në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ