Elbasan/ 45-vjeçari aksidentohet gjatë punës, dërgohet në spital
Një 45-vjeçar në Petresh të Elbasan është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është rrëzuar duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve.
Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh, njofton policia.
Dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.