Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria thërret Gazment Bardhin

Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e sotme seancën e radhës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Bëhet me dije se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi.

Kujtojmë se i pandehur është Arbër Paplekaj i cili ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.