Ekzekutimi i Martin Bardhit/ Makina e autorëve gjendet e djegur në një fshat, dalin pamjet (Video)

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Gëziq të Mirditës, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit të sotëm në Rrëshen ku u ekzekutua Martin Bardhi ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.