Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket autorëve

Gjendet një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.

Më 4 korrik 2023, Gentjan Bejtja i shpëtoi një atentati. Por kunati i tij, Ramazan Sino nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën. Të plagosur mbrtën edhe dy fëmijët e Bejtjas.