Ekzekutimi i Ardjan Nikulajt/ Kush është vajza që ndihmoi hetuesit për identifikimin e porositësit të vrasjes
Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.
Për sa i përket zbardhjes së vrasjes në Lezhë burime bëjnë me dije se ka qenë një e njohura e porositësit (e dashura) e Edmond Haxhisë, që ka treguar ngjarjen dhe ka rrëfyer takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtroret e tjerë.
Po ashtu disa kamera sigurie kanë filmuar Edmondin me grupin e vrasësve.