Ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, publikohet fotoja e shtetasit anglez që e ruante


Teksa kanë kaluar 6 ditë që nga ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, duket se policia e Lezhës po shkon në zbardhje të kësaj ngjarje.

Fotoja e shtetasit anglez i cili dyshohet se ka qenë informatori dhe që dyshohet se kishte akses në dvr e kamerave të sigurisë është publikuar sot.

Ky i fundit është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit.