Ekzekutimi alla ‘Cosa Nostra’ i Aleksandër Sadikajt, e motra nxjerr EMRAT: Vëllanë ma vrau Ledian Alushaj dhe Edmond Papa
Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut.TIRANË- 11 qershor 2022. Në Sauk, u hodh në erë makina e të riut Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën në vend për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi. Që prej vrasjes së tij, ende nuk ka asnjë person vendosur në pranga apo të paktën të dyshuar për ekzekutimin e tij, megjithatë duket se “hetuesinë” e ka bërë familja e të ndjerit. Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut. Njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe një personazh i ri që sapo “futet në lojë”. Bëhet fjalë për Ledian Alushaj (disa herë Vanesa i referohet edhe me mbi emrin Allushaj). Sipas saj, i vëllai, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj, i cili shkoi të nesërmen për t’i bërë nderimet e fundit. Madje ishte dhe një nga personat që e përcolli arkëmortin për në banesën e fundit.
Ekzekutimi alla ‘Cosa Nostra’ i Aleksandër Sadikajt, e motra
“Isha tek burgu kur i gjujti tritol shoku, Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,”-shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit.
Si ndodhi vrasja e 27-vjeçarit?
Mëngjesin e 12 qershorit, Aleksi që ishte me origjinë nga Berati u nis drejt një qendre tregtare pa e ditur që rruga do t’i pritej në mes. Personat që e donin të vdekur e vëzhgonin gjatë gjithë kohës dhe në momentin që rruga u ngushtua pakëz, në mënyrë që të mos kishte dëme kolaterale, tritoli që ishte vënë poshtë sediljes së shoferit, shpërtheu. Sadikaj ishte vetëm në makinë dhe nuk dimë të themi nëse do të kishte shpëtuar po të kishte marrë ndonjë person tjetër me vete, por ajo ç’ka deshën autorët e ngjarjes, u realizua. 27-vjeçari ndërroi jetë në spital në një mënyrë makabre, duke u përpëlitur e me këmbë të këputura, skenar që tregon se synimi i autorëve përveç vrasjes së Sadikajt, ishte që të jepnin edhe një mesazh. Familja Sadikajt mohon në mënyrë kategorike që Aleksandri të ketë qenë një djalë problematik. E motra, Vanesa ka folur disa herë për mediat dhe ka shpjeguar se 27-vjeçari ishte një njeri i ndershëm, i qetë, shumë i dashur me kafshët dhe që nuk i kishte hyrë në hak askujt. Ajo madje mohon që në shtëpinë e të vëllait të saj të jetë gjetur kanabis, siç u raportua pas kontrollit të bërë pas atentatit, por tha se bëhej fjalë për lule. Para me fajde? Sigurisht që jepte, sipas motrës së viktimës që shton se në mënyrë absolute askush nuk të vret për shumat e vogla që kishte huazuar Sadikaj.I riu vinte nga prindër të divorcuar, ngjarje e ndodhur para shtatë vitesh. Dhe pikërisht kjo ngjarje ka qenë drama e jetës së Sadikajt që shënoi kthesë në mënyrën se si i riu vendosi të menaxhonte ardhmen. Në vitin 2011, kur Aleksandër Sadikaj ishte vetëm 20 vjeç nisi t’i futej ‘botës së errët’. Vepra e parë penale ishte vjedhje, ngjarje e ndodhur në Berat. Shtatë vitet e fundit, Sadikaj rezulton banues në Tiranë, por jetën e ndante mes Shqipërisë e Greqisë në mënyrë që të takonte edhe të atin që jeton në vendin fqinj.