Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia e Spanja 4 shqiptarë të shpallur në kërkim


4 shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Gjermania, Italia e Spanja në Shqipëri pasi këta të fundit ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Enver Hysa, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasja kosovare Emine Murriqi, e dënuar me 6 muaj burgim, pasi ka tentuar të kalojë kufirin PKK Port Durrës, duke përdoruar dokumente të falsifikuara.

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Adil Dema, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi Fatbardh Doda alias Dervishi, i akuzuar për plagosjen e të dashurës së tij, në një hotel, në Durrës.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, shtetasi Gjoleke Pazaj, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.