Ekspertiza për zjarrin në pallatin 10-katësh në Tiranë! Ja shkaku i përhapjes së flakëve
Ekspertiza e inxhinierëve të ndërtimit vërtetoi se materiali i fasadës u bë shkak për përhapjen e zjarrit në pallatin 10-katësh tek Nshrak-u më 14 shtator, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe duke e bërë godinën të rrezikshme për tu banuar. Flakët u përhapën në shkumën termoizoluese dhe u bënë shkak për kohëzgjatjen e zjarrit në rreth 100 minuta, duke arritur një temperaturë deri në 700 gradë.
“Në ekspertizën e firmosur nga inxhinierët Olsi Nunaj, Mimoza Kola, Dhimitër Papa dhe Armeda Gramos, cilësohet se zjarri në godinën pas shpinës sime ka nisur në katet e papafingos, në katet 9 dhe 10, dhe më pas është përhapur në sipërfaqe të tjera, i favorizuar pikërisht nga kjo lëndë ndërtimi, shkumë poliuretanike, me veti të mita termoizoluese, por me bazë nafte dhe me fuqi të madhe kalorifike, duke e mbajtur zjarrin për një kohë më shumë se 90 minuta, çka e vështirësoi punën e zjarrfikësve”.