Eksperti i Ekonomisë kundër legalizimit të kanabisit mjekësor
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko u shpreh në studion e emisionit “Open” në News24, teksa po diskutohej për çështjen e liberalizimit të kanabisit, se po i hapet rruga krimit dhe se qeveria duhet t’i japë përparësi sektorit të bujqësisë dhe jo legalizimit të kanabisit, pasi edhe përfitimet do ishim më të mëdha.
“Kemi hallin që ta kthejmë bujqësinë te droga. Unë jam kundër drogës. Po bëjmë këtë luftë për tu futur te ky treg i vogël dhe nuk po japim para për këtë bujqësi. Ne nuk merremi me domaten që është më e madhe 4 herë më shumë se kanabisi.
Ne nuk financojmë bujkun tonë, se s’kanë leverdi këta. Jo se s’ka leverdi Shqipëria por… sot bujqësia po shkon drejt vdekjes. Ne kemi prioritet kanabisin, nuk po flasim për grurin që ka mbetur aty. U mor një parlament me kanabisin. Bujqve u ka mbetur gruri aty, janë përgjysmuar krerët e gjedhëve dhe s’po flet njeri në Parlament. Po i hapim rrugë krimit. Ligji do përdoret për të mbuluar problemin karshi atyre që kemi frikë”, u shpreh Soko.