Ekskluzive / SPAK firmos arrestimin e Vangjush Dakos, policia vonon zbatimin e urdhër-arrestit
SPAK mësohet se ka firmosur arrestimin e Vangjush Dakos, ‘peshkut të madh’ të Durrësit.Dako po hetohej për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Pjesë e dosjes mësohet se është edhe një leje ndërtimi e paligjshme.
Prapaskena mëson nga një burim serioz se urdhri për arrestimin e Dakos është firmosur, por policia po vonon për t’a ekzekutuar. Burime konfidenciale thanë se mbrëmjen e së premtes, një grup i BKH-së e ka marrë Vangjush Dakon, i njohur edhe si Gjush Akullorja, duke e çuar në ambintet e SPAK-ut.Sipas të njëjtit burim, Dako është marrë në pyetje për disa orë, duke u lënë më pas i lirë.
Kujtojmë se Dako është lakuar si një nga kokat e pastrimit të parave në Durrës. Dako është pronar i një pallati me 11 kate në Durrës, deklaruar me kosto 70 milionë lekë.
BURIMI: PRAPASKENA