Ekskluzive/ Merushe Gjuzi e “vdekur” për së gjalli, historia e trishtë e gruas që i dha fund jetës në Peqin!
“Ishte zënë me bashkëshortin”, ishte kjo deklarat e gruas me të cilën po udhëtonte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, pas u vetëhodh nga furgoni.
Sipas saj Merushja, dukej në gjendje jo të mirë psikologjike, ishte grindur me bashkëshortin: “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj.
Burime për VoxNews thanë se Merushe Gjuzi nga Rrogozhina ishte e “vdekur” për së gjalli, ajo kishte një histori trishtuese e cila po e brente cdo dite dhe më shumë.
Në vitin 2013 vajza e saj humbi kontaktet me familjen, kjo e shkatërroi Merushe Gjuzin e cila e kërkonte vajzën e saj me lot në sy në polici dhe në televizione.
Kjo histori e shkatërroi Merushen por nuk mjaftoi me kaq, pasi edhe dhëndri i saj, humbi jetën 6 muaj pas zhdukjes së vajzës së saj.
Pas zhdukjes së vajzës në 2013 në familjen e Merushes vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre.Djali i vajzës së 55-vjeçares, vuante nga një sëmundje dhe e vetmja që kujdesej për të ishte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.
VoxNews zbuloi se disa vite më vonë vajza e Merushes bëhet e gjallë dhe ndodhej në Angli dhe nuk donte të komunikonte me familjen duke ‘shpikur’ historinë se ishte rrëmbyer.
Kjo brengë e madhe e rëndonte, Merushe Gjuzin, kjo histori i solli konflikte me burrrin e saj dhe nisën konfliktet dhe problemet familjare.