Ekskluzive/ Brenda banesës së Petrit Vuksanajt, shtëpia e “larë” në gjak
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku u vra me armë zjarri, shtetasi, Petrit Vuksani. Replika.al ka mundur të sigurojë një video me pamje të rënda brenda banesës.Dyshohet se ka qenë qiraxhiu që ka vrarë me automatik pronarin e shtëpisë 51-vjeçarin Vuksani.
Bëhet me dije se autori rrinte me qira te shtëpia e viktimës. Ky i fundit ka shkuar ti merrte lekët e qerasë ndersa autori i dyshuar Lek Vuksani është zënë me të dhe e ka qëlluar me automatik dhe është larguar.Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).
Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri.
Shkodër/Informacion shtesë
Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.