Ekskluzive/ BMW që u përplas tek diga, drejtohej nga Emiljano Nina

Një ditë më parë, një aksident i pazakontë ndodhi tek diga e Liqenit Artificial të Tiranës. Një automjet tip BMW X6, me shpejtësi skëterrë ngjiti kodrën e liqenit artificial, por falë bordurës anësore, nuk përfundoi në liqen.

Pak orë më pas, Policia Rrugore e Tiranës, arrestoi pronarin e automjetit, 26-vjeçari nga Durrësi, Eldi Alushi. Në dëshminë e dhënë në polici, ai ka pasur kontradita të shumta. Njëlloj si të mos kishte qenë ai në drejtim të mjetit. Replika ka mësuar një detaj koefidencial. Në drejtim të mjetit ka qenë Emiljanon Nina.

Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. I riu, që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu.

Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në Nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit. Nina është edhe djali hallës së personazhit më misterioz, Ervis Martinaj.