Burimet për Replika.al bëjnë me dije se ditën e sotme është vënë në pranga për llogari të shtetit belg, Indrit Sabedini. Ai akuzohet për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Belgjikë kohë më parë.
Indrit Sabedini është gjithashtu një emër i njohur edhe për policinë shqiptare.
Ky i fundit është një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Delon Troqes mbrëmjen e 21 majit të vitit 2021.
Pak muaj më vonë, Sabedinit ju vu tritol në hyrje të banesës së tij, ku mbeti edhe i dëmtuar rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 20 dhjetorit 2021
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ