Efektivi i “Shqiponjave”, sherr me një person/ Qëllon me armën e shërbimit, “panik” te “Siri Kodra”

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Sipas një denoncimi për këtë ngjarje ka qenë i përfshirë efektivi i forcave “Shqiponja” me iniciale A. M.

Ky i fundit është konfliktuar me një shtetas për motive të dobëta, por sherri ka degjeneruar në përshkallëzim.

Sipas denoncimit, gjatë debatit, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt personit me të cilin është konfliktuar dhe ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Blutë nuk kanë reaguar zyrtarisht për ngjarjen, megjithatë konfirmojnë se kjo çështje është duke u trajtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore