E zuri kamioni poshtë, humb jetën shoferi 53-vjeçar në Sarandë

Një 53-vjeçar i quajtur Veli Seiti ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Sarandës teksa kamioni të cilin e kishte parkuar për të bërë shkarkimin e ka zënë poshtë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 Sarandë, ndërsa shoferi është

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.