E rëndë/ Plagoset 45-vjeçari me armë zjarri në Berat, pritet transportimi drejt Traumës pas operacionit (EMRI)
- 30 July, 2023
Një 45 vjeçar është dërguar në spitalin e Beratit, në gjendje të rëndë pasi ishte i plagosur me armë zjarri.
Nga burime paraprake mësohet se i plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ