E rëndë/ Perdhunohet 11-vjeçarja në Tiranë. Si u zbulua rasti i rëndë? Kreu marrëdhënie me një 11-vjeçare, 24-vjeçarit iu zbuluan SMS në telefon

Një 24-vjeçar është arrestuar  në Kombinat, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 11-vjeç, si dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Pas zbërthimit të bisedave, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë.

I riu i vënë në pranga është identifikuar si Ramis Hysenjit dhe do të hetohet për dhunë në familje. Pasi policia e ka shoqëruar dhe arrestuar atë, 24-vjeçarit iu sekuestrua celulari dhe nga komunikimet është zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare.

Pas zbërthimit të bisedave, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë.