E rëndë në Vlorë, humb jetën çfti nga korenti

Një ngjarje e rëndë me dy të vdekur ka ndodhur pasditen e ditës së sotme në fshatin Resulaj në Vlorë, ku Eqerem Zykaj 80 vjeç dhe gruaja e tij, Mynyre Zykaj 75 vjeçe, kanë ndërruar jetë teksa ishin duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas të afërmëve bëhet me dije se është këputur teli i korrentit që dje.
Ndër të tjera ata shprehen se kishin telefonuar elektriçistin, por ky i fundit nuk ka shkuar.