E rëndë në Vlorë/ Gjendet i vdekur pronari i një agjencie turistike në Vlorë, familjarët dyshojnë se e kanë vrarë
Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur pronari i një agjencie turistike pranë portit të Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb se viktima është identifikuar si Nadir Gjata dhe ishte pronari i agjencie turistike tek porti i Vlorës.
Ai u gjet i vdekur në makinën e tij, por familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe kanë deklaruar se viktima “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”. Sipas familjarëve, viktimës i është vjedhur një shumë parash.
“Pronari i një agjencie është konstatuar i vdekur në automjetin e tij. Familjarët kanë hedhur dyshimet për grabitje, pasi viktima ka pasur një dëmtim në kokë. Pista tjetër është se mund të jetë aksidnetuar me mjetin e tij.
Sakaq familjarët pretendojnë se viktimës i mungon një shumë monetare.
Jemi në pritje të një komunikimi nga Policia nëse ka qenë grabitje apo aksident. Ngjarja po hetohet në ku në dispozicion janë vënë dhe kamerat e sigurisë së zonës afër”, raportoi gazetari Mehmeti për News24.