E rëndë në Vlorë/ Bie zjarr në një banesë dhe një pikë shitjesh makinash pas sheshit të Flamurit, frikë dhe panik te banorët

Një godinë, është shkrumbuar nga flakët pak minuita më parë,e cila në katin e parë shërben si pikë për shitje makinash, ndërsa kati i dytë është banesë.

Janë evakuuar banorët, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq po mundohen edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët.

Mësohet se në momentin e shpërthimit të flakëve, nuk ka pasur njeri në banesë. Ndërkohë dëmet materiale janë të shumta.

Ndërkohë OSHEE njofton është stakuar energjia elektrike në këtë zonë.