E rëndë në Tiranë, dhëndri vret familjen e nuses

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme  në zonën e quajtur Kodër Kamëz, në afërsi të Paskuqanit,  ku dhëndri ka vrarë disa pjesëtarë të familjes së ish bashkëshortes.

Replika.al mëson emrin e autorit, 40-vjeçari Dan Hutra, i cili ka qëlluar me kallashnikov drejt familjes së ish-gruas së tij.

Hutra u ka prerë rrugën familjarëve të gruas dhe ka qëlluar mbi ta.

Sipas informacioneve nga vendngjarja autori ka qenë dalë nga burgu para 2 javësh dhe se ka qenë i martuar me Elena Hysa-n dhe kishin një fëmijë 3-muajshe.

Policia ka mundur të identifikojë mjetin me të cilin ka udhëtuar autori dhe po punon për kapjen e tij ku janë ngritur disa post-blloqe nga forcat e policisë.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë në familje, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Vijon…