Një 58-vjeçar ka mbetur viktimë e një incidenti me ashensor në kryeqytet.
Policia njofton se ashensori i një pallati në ndërtim pranë ish-Fushës së Aviacionit ka pësuar defekt dhe për pasojë ka rënë nga kati i parë, në katin minus një.
Shtetasi me iniciale T.M. ka humbur jetën në vendngjarje. Nuk dihen rrethanat e mëngjesit, por dihet se 58-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë që prej ditës së shtunë dhe familjarët kishin kallëzuar rastin në Komisariat.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ