Dy ngajrje të rënda njëra pas tjetrës kanë ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Shtetasi E.GJ 33 vjeç është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij në zonën Farkë e Vogël ku ka humbur jetën.
Ndërsa një tjetër i moshuar ëhtë gjetur i pajetë nga kalimtarët te Komuna e Parisit.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin dhe shkaqet e të dyja ngjarjeve tragjike.
Njoftim policie
Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.