E rëndë në Skrapar, 55-vjeçari var veten në kasollen e bagëtive, ja çfarë dyshohet

Një 55-vjeçar nga fshati Valë në Skrapar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar. Mësohet se Veri Zaimi kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten. Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi 55-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që pasi kanë kryer këqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat,ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.