Sarandë/ Mjeti i drejtuar nga minorenët fluturon jashtë rruge, adoleshentët në gjendje të rëndë

Sarandë: Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj. Tre adoleshente të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet bens kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës. Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.

Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime.

Policia ndodhet në vendngjarje.