E rëndë në Pogradec/ Gjendet e pajetë një 12-vjeçare afër banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot  në Pogradec, ku ështe gjetur e pajetë një 12-vjeçare.

 

Mësohet se e mitura është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në një kasolle në afërsi të banesës së saj.

 

Nga kontrolli i policisë nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes