E rëndë në Lezhë,humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në Lezhë. Nga burimet paraprake mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një zetor dhe për pasojë ka mbetur i vdekur shoferi Prend Marku 56-vjeç dhe pasagjeri Martin Gjoka 54-vjeç. Shkak i aksidentit mendohet te ketë qenë një përgjumje shoferit duke humbur kontrollin e mjetit.