E rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje një 14-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq.

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Zëmblak është përplasur për vdekje nga një makinë me targa greke.  Sipas njoftimit të policisë 14-vjeçarja, këmbësore në rrugë,  është përplasur nga automjeti i tipit “Opel”, me drejtues shtetasin I.K

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.