E rëndë në Kavajë/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, ndërron jetë 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një 28 vjeçar ka humbur jetën.

28 vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit në aksin “Gosë-Vilë Bashtovë” duke rënë në kanal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.