Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kamëz. Mësohet se një 56-vjeçar ka tentuar të hidhet nga mbikalimi i këmbësoreve, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Fatmirësisht është ndihmuar nga forcat blu dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.
“Më datë 23.11.2023, në Kamëz, ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve dhe ka tentuar të hidhet, shtetasi 56 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
56-vjeçari është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ