E rëndë në Itali/ Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare

Një 38-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë në Itali. Bëhet fjalë për shtetasen Anila Ruçi.

Trupi i gruas u gjet pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u gjet i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu.

Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta.Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj.

Policia po heton mbi dinamikën e ngjarjes dhe se kush është autori i vrasjes së 38-vjeçares. Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci, e cila njoftoi policinë, e cila gjeti gruan të pajetë në banesë.

Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit.