E rëndë në Itali/ Do bëhej së shpejti baba, 27 vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik (Emri)
27-vjeçari shqiptar Redon Qevani ka ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur në Itali, në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona, pasi humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 me të cilin po udhëtonte. I riu teksa po drejtonte një motoçikletë “Yamaha R6”, për shkaqe që pritet të konstatohen nga grupi hetimor ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Në aksident nuk kishte mjete të tjera të përfshira dhe dinamika e përplasjes mbetet për t’u sqaruar: ndoshta shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një moment shpërqendrimi nga motoçiklisti, një mosfunksionim i motoçikletës, shpejtësi shumë e lartë apo edhe një gabim i thjeshtë duke menaxhuar Yamaha-n e fuqishme, raporton Corriere. .
Të gjithë elementët priten të shqyrtohen nga policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me ambulancën të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e të riut.
Të tjera media italiane shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës. I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.
Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën.