E rëndë në Durrës/ Rrëzohet aksidentalisht nga kati i 9 i pallatit, humb jetën 40 vjeçari
- 23 November, 2023
Një 40 vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr 1 të Durrësit.
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- njofton Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ