E rëndë në Durrës/ Hidhet nga kati i pestë i pallatit një i ri, ndërron jetë në vend

Në një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i ri, rreth 22-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. I riu ka rënë në ballkonin e katit të dytë, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Bëhet me dije se ai ndodhej në banesë me vëllanë dhe disa shokë, ndërsa prindërit kishin shkuar në Kosovë një ditë më parë. Ka qenë pikërisht vëllai ai që ka lajmëruar policinë, pasi ka ndodhur ngjarja tronditëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur marrjen e trupit të viktimës nga tarraca.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë të vetëflijimit, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.