E rëndë Fushë Krujë/ Makina përplas të miturin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

jë i mitur ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.

Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.