E rëndë/ Dhunohet me sende të forta një 32-vjeçar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, transportohet me urgjencë në spital
Një 32 vjeçar është dhunuar me sende të forta këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Si pasojë e plagë është nisur drejt spitalit, ndërsa policia bën e dije se nuk dihet se kush është autori, dhe se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë”, njofton policia.