E rëndë/ Dasma kthehet në tragjedi, makina del nga rruga në Sarandë-Qafë Botë, humb jetën 35-vjeçarja, dy të plagosur (EMRAT)

Aksident me vdekje në aksin Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit. Një person ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas burimeve paraprake mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jete Adriana Prendi, 35 vjeç, dy te plagosur ne spital, njeri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit, banorë të fshatit Shëndëlli, por që punonin në Greqi.

Mësohet se te aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllanë dhe sot e do të largoheshin për Greqi. Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen.