E rëndë/Aksident me disa viktima në rrugën e Arbrit

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit. Mësohet se dy makina tip Smart dhe Cady janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur dy 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet. Gjithashtu mësohet se drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.