E reja nga Italia, humbi kontaktet me familjen teksa ishte me pushime në Shqipëri, gjendet 27-vjeçarja në Spitalin Psikiatrik
Olga, e reja nga Italia e cila kishte humbur kontaktet me familjen nga Shqipëria ndodhet aktualisht në Spitalin Psikiatrik e shtruar. Sipas konstatimeve ka pasur edhe më parë probleme të shëndetit mendor.
Burime bëjnë me dije se, e reja pasi ka konsumuar alkool ka manifestuar situata jo të këndshme të cilat janë konstatuar nga policia, e cila menjëherë ka thirrur urgjencën.
27-vjeçarja aktualisht është nën kujdesin mjekësor, në gjendje të mirë. Në momentin që do vijw familjarët ajo do të dalw nga spitali.
Më herët ajo kishte humbur dokumentet dhe telefonin ndaj familja nuk ishte lidhur dot me të. Në urgjencën e psikiatrisë është paraqitur mesditën e djeshme.
Humbja e 27-vjeçares nga Italia u bw e ditur përmes rrjeteve sociale nga e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, e cila njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.
Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.