E PLOTË/ Replika zbardh dosjen e masakrës së 1 Marsit

Të tjeta detaje kane dale ne drite nga autori i masakres se 1 marsit. Ne dosje rezulton se i gjithe konflikti mes Dan Hutres dhe Alketa Hyses ka nisur më datë 19 qershor te 2022. Dan Hutra ka rrëfyer se e ka lënë alketën në banesë dhe nuk e ka gjetur pasi është kthyer, pas kësaj ai ka shkuar ta kërkojë në banesën e prindërve të saj por nuk e ka gjetur as aty. Më pas Hutra me Kujtime Hysën, nënën e alketës dhe nënën e tij kanë shkuar për të denoncuar humbjen e alketës në kom nr5. Pasi kanë bërë kallëzimin pas disa orësh Hutra është lajmëruar se Alketa ishte kthyer në banesë. Teksa kanë debatuar për arsye te zhdukjes së saj prej disa orësh. Dab Hutra ka dashur ti jap fund lidhjes me Alketën dhe i ka kthyer mbrapsh unazën në prezencë të familjarëve të saj. Pas 1 jave Hutra është telfonuar nga familjarët e Alketës për të sjaruar mbi shtatzaninë e saj. Teksa sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka mbërritut në shtëpinë e vjerrit të tij ka ardhur policia dhe e kane arrestuar padrejtësisht.

Konkretisht më datë 26 shkurt 2023 ka marrë një automjet me qera me targa AA531UK. Dhe ditë para ngjarjes ka shkaur në qytetin e Kuksit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh. Më datë 1 Mars ka shkuar në zonën e Astirit tek dyqani I shtetases Marjana Gurakuqit të cilën e ka patur të dashur. Deklaron se Marjanës ka dashur ti presë kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vemëndje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi ka shkaur te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham në dorën e djathtë. Kur e ka goditur me biçak Marjanën në dyqan është future një person dhe ai instiktivisht është larguar nga dyqani. Biçaku dhe syzet I kanë rënë gjatë përleshjes më Marjanën. Sjaron se Marjanën donte ta vriste pasi ka patur marrëdhënie intime me të dhe kur ka dalë nga burgu herën e parë në vitin 2021 I ka dhënë Marjanës 80 mijë euro pëe ti ruajtur. Marjana pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë I kishte gjetur bashkëshorti I saj dhe Danit I ka kthyer vetëm 2 milion e 300 mijë lektë të rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmejt ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin duke tentuar te ushqimi me anë të shtetasit Vladimi Kurti të cilin e ka patur shok qelie në burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit me Vladimirin. Ata janë konlfiktuar herë pas here dhe kanë ndryshuar qelinë me njëri tjetrin. Dani ka bërë disa përpjekje që të godiste shtetasin Vladimir Kurit në burg por nuk ka mundur të realizohjë atë dhe I është shprehur Valdimirit se ‘’ Kur të dal nga burgu do I bëj kurban një kokë’’.