Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiaj.
Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa. Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata por vetëm me iniciativë të opgj. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ