“E kam paguar si informator tek vrasja e …”, Fatos Gosa përplaset me Nuredin Dumanin në gjyq

Fatos Gosa, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” kundërshtoi me forcë akuzat dhe thëniet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ndaj tij.

Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo”, tha Gosa me tone të larta nga kafazi i sallës së gjyqit.

Seanca vijoi më tej me përgjigjet e Dumanit ndaj avokatit të Gosës:

Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

Nuredin Dumani: Isha i plagosur.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?

Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatin i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.

Avokati Përparim Kulluri: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

Nuredin Dumani: Se atëherë mu hapën sytë.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuredin Dumani: Asnjë gjë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Përparim Kulluri: Pse u prishën marrëdhëniet me Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

Avokati Përparim Kulluri: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati Përparim Kulluri: A është përdorur në ngjarje tjetër?

Nuredin Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.