Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë me probleme mendore, arrestohet 57 vjeçari në Vlorë
- 12 June, 2023
Një 57 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe abuzuar seksualisht me një vajzë 20 vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.”, njofton policia.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ