“Dy persona u turrën me armë”/Kaçaj rrëfen atentatin: Zoti na dha jetë të dytë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e kësaj të diele një konferencë për media, ku dënoncoi një atentat të dështuar ndaj ish-kreu të komunës së Shëngjinit, Salvadore Kaçaj.

Prezent në krah të Berishës, Kaçaj rrëfeu dhe momentet e panikut që përjetoi teksa po qarkullonte në rrugën Lezhë-Milot, së bashku me të birin dhe shoferin e tij. Kaçaj tha se dy makina pa targa i dolën para duke i bllokuar rrugën dhe persona të armatosur iu turrën me armë.

“Ka ditë që në Lezhë dhe Kurbin po ushtrohet terror nga segmente të pushtetit, por që të arrijnë deri aty sa të na eliminojmë. Kemi shpëtuar falë manovrave të shoferit tim i cili është një ish-gardist, kemi jetën dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Të giitha përpjekjet që ka bërë banda Rama-Ndreu do të dështojnë dhe rezultati do të jetë 3-0 në qarkun e Lezhës.Unë kam luajtur futboll në shumë shtete të Evropës, por që të qarkullojnë makina pa targa unë nuk e kam parë në asnjë vend të botës. Sepse makinat që erdhën ishin pa targa. Dolën dy makina dhe na bllokuan rrugën dhe dolën dy persona të cilët na u turrën me armë por ne mundëm të shpëtonim falë manovrave të shoferit tim”, tha Kaçaj.

Ai tha se shpëtuan falë manovrës së shpejtë të shoferit.

 

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *