Dy persona të armatosur dhunojnë të moshuarin dhe tentojnë t’i vjedhin banesën në Lezhë
Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtëpi, në fshatin Mërqi të Lezhës këtë mëngjes.
Sipas policisë, ka qenë Gëzim Ndou që jetonte në banesë, i cili pasi është kthyer nga bagëtitë, ka parë autorët. Këta të fundit, “të kapur mat”, nuk kanë mundur të marrin asgjë dhe kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit, ata kanë goditur me grusht 52-vjeçarin.
Ndou jetonte në këtë shtëpi, që ia kishte lënë në ruajtje një i afërm, që aktualisht ndodhet jashtë vendit. Sipas tij, një nga autorët mbante kapuç, ndërsa tjetri kishte vendosur një maskë anti Covid, për mos t’u identifikuar.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia e grupi hetimor dhe pritet identifikimi i autorëve të dyshuar.